undefined

Çfarë mendimi kanë nënat dhe mjekët për testin "NIFTY by GenePlanet"?

profileprofile

Vesa Heci

29 vjeçe

Une jom Vesa Henci, i kom 29 vjet. Osht shtatzania jeme e parë dhe jom si person qe kom qef me planifiku më herët, për qat arsye e kom bo testin NIFTY që me kon e përgaditun për çdo sen rreth bebushit tem. Ma e rëndësishmja osht që testi osht jo-invaziv, vetëm me anë të gjakut e që nuk e dëmton bebin. Një arsye tjetër pse e kom bo testin NIFTY osht për me marr vesh gjininë në javën e 10-të e cila osht ma e saktë se ultrazoni. Unë testin NIFTY e rekomandoj për të gjithë nënat në pritje, që të jenë të përgaditura për çdo rast!

profileprofile

Dea Venhari Dragaj

28 vjeçe

Pas një aborti, sado shpesh që e dëgjon fjalinë “fëmija është mirë”, asgje nuk mjafton për ta larguar frikën, stresin dhe ankthin e pritjes së bebes. Kam qenë vajza dhe gruaja më e relaksuar në botë deri në shtatzaninë pas abortit. Sado që e ndjeja veten të shëndetshme, asgjë nuk ma largonte mendimin se diçka e keqe mund të ndodhë. Prandaj, të gjitha shoqeve të mija të cilat kanë dyshime për zhvillimin e foshnjes gjatë shtatzanisë, unë iu rekomandoj të bëjnë Testin Prenatal NIFTY. Siguria dhe lehtësimi që e fiton pas marrjes se rezultatit, nuk ka çmim! Pritja e bebes bëhet njëmend pritje e ëmbël kur largohen mendimet negative dhe dyshimet. Qofshin me shëndet të plotë të gjitha bebet dhe nënat.

profileprofile

Arita Gerxhailiu

24 vjeçe

Une jam Arita Gerxhaliu Rama, nënë e ardhshme, 24 vjeçare. Meqë po bëhem nënë për here te pare shqetësimet per shëndetin dhe zhvillimin e bebes sime nuk kanë të ndalur. Ndonese cdo gjë figuron si duhet ne kontrollat gjinekologjike, prezenca e shumë informacioneve në internet lë hapësirë për shumë dyshime. Që të jem 100% e sigurt se cdo gjë është duke u zhvillu si duhet me bebin tim, une kam vendosur qe të bëj testin NIFTY. Ajo cka më ka shty edhe më shumë, është procedura e lehte për kryerjen e testit, ku me vetëm 10ml gjak, dicka jo- invazive dhe aspak e mundimshme, arita qe të largoj të gjitha shqetesimet e mia. Vetem pasi pranova rezultatet brenda 10 ditëve dhe kuptova se bebi im po zhvillohet shëndetshëm, atëhere me të vërtetë fillova ta shijoj shtatëzaninë. E rekomandoj gjithëmon për të gjitha gratë shtatzene, e sidomos për nënat e reja.

profileprofile

Mjellma Domi

30 vjeçe

Unë vendosa që përveç ultrazërit të bëj edhe testin Nifty sepse një foshnje e shëndoshë është gjëja më e rëndësishme në botë për mua. Përveç që NIFTY është test prenatal shumë i saktë, ai më njoftoi për disa nga çrregullimet gjenetike më të shpeshta, siç është Sindroma Down, gjithëashtu e bëra si hyra në javën e 10-të e shtatezanisë, e çka është më e rëndësishmja ai është një test jo-invaziv, pra pa rrezikshmëri për nënën e as për frytin. Pasi jam vet doktoresh, pas disa hulumtimeve ne internet, kuptova qe testin NIFTY, e kane bere mbi 5 milion gra shtatezane, pra eshte dicka e vertetuar nga shume njerz, qe eshte me I miri. E rekomandoj për secilën nënë të re, si një Nanë por edhe si një doktor, me plot siguri.

profileprofile

Dr Donika Gojani

28 vjeçe

Testi Nifty mi hoqi të gjitha dyshimet mbi zhvillimin e fëmijës tim. E bëra me rekomandimin e mjekes sime dhe pas marjes se rezultateve isha shumë me e qetë. Andaj mendoj që secilës grua shtatëzënë i duhet Testi NIFTY

profileprofile

Rina Domi

31 vjeçe

Për ta përjetuar këtë fazë të shtatëzanisë si njërën nga periudhat më të bukura të jetës që një grua kalon, me rekomandimin e mjekut, vendosa ta bëj testin NIFT. Personalisht, pata një përvojë të shkelqyeshme me testin NIFT. Mënyra e testimit ishte e thjeshtë, si dhe rezultati shumë i shpejtë dhe i sigurt. Do e rekomandoja për secilën grua.

profileprofile

Vlora Gashi

Sot do të ndaj dicka shume personale per mua me juve, sic e dini une tani po pres bekimin tim të dytë. Mirëpo rrugetimi i shtatëzanisë sime, ishte i gjatë dhe me shumë informata, analiza, kontrolle, e gezime... Sot po ju informoj qe unë vendosa ta bëja testin NIFTY menjëherë pasi mbeta shtatzënë, pasi ultrazeri si metode nuk ishte mjaftueshëm i besueshem per mua. Para disa vitesh me shatetezanin e pare nuk isha kaq e informuar lidhur me komplikacionet e mundshme kurse sot PO. Ndihem e lumtur, e qetë pas marrjes së rezultateve të testit NIFTY, dhe tani mund ta shijoj shtatzëninë time pa shqetësime. E qershia mbi torte, ne javen e 10-te kuptova per gjinine e femijes sim. Kur mendoj se sa shumë shpenzojmë për gjera materiale...por per femijën nuk pendohem aspak që shpenzova para për një test që konfirmon shëndetin e fëmijës tim, pasi per mua si për çdo nënë shendeti i femijes tim nuk ka cmim... E rekomandoj për secilën prej jush si Nëna për Nënën

undefined

Bashkohuni me komunitetin tonë të nënave të GenePlanet

Jemi duke kërkuar ambasadorë për NIFTY! Bashkohuni me ne për të ndihmuar nënat e ardhshme të kenë një shqetësim më pak gjatë shtatzënisë me testin NIFTY nga GenePlanet.

Çfarë pëfitoni ju?

Testin e përsosur dhe gjithëpërfshirës NIPT

dhurata të mrekullueshme

qasje në një gamë të tërë të testeve tona të ADN-së

Do të jemi ideal së bashku nëse:

po planifikoni të bëni ose keni bërë rishtazi testin NIFTY

keni një prezence të fuqishëm në mediat sociale,

keni një audiencë përkatëse (nëna të ardhshme),

profili juaj përputhet me vlerat tona.

undefined

Na ndiqni në

© 2020 GenePlanet Të gjitha të drejtat të rezervuara

Pagesë e sigurt