undefined

Çfarë mendimi kanë nënat dhe mjekët për testin "NIFTY by GenePlanet"?

profileprofile

Besnik Brahimaj - Albania

MD, PhD, në obsetrikë dhe gjinekologji

Në ditët e sotme ka një numër të shtuar të defekteve gjenetike tek fetusi. Teknologjia ka avancuar së tepërmi dhe tani kemi mundësinë të egzaminojmë gjenetikisht fetusin në mënyrë jo invazive. Çdo gruaje shtatzanë prej fillesave të shtatzanisë i sugjeroj testin Nifty nga GenePlanet me besimin e plotë mbi rezultatet me saktesi mbi 99% duke evituar testet invazive të panevojshme. Ne i besojme testit Nifty si një nga testet më të mira prenatale jo-invazive, për shkak te numrit të lartë të anomalive të testuara , besueshmërisë të rezultateve dhe teknikes së avancuar të sekuencimit gjenetik.

profileprofile

Alex Farr - Austri

MD, PhD, asistent profesor në obstetrikë dhe gjinekologji

Vendimi nëse duhet të kryhet një test prenatal i skriningut para lindjes është një vendim shumë personal. Duhet të arrihet nga vetë prindërit e ardhshëm - edhe në rastet kur nuk ka tregues të rrezikut më të lartë. Është detyra ime si gjinekolog të informoj se cilat mundësi të skriningut para lindjes janë në dispozicion, në mënyrë që të mund të merrni një vendim të informuar së bashku. Sigurisht, është gjithashtu krejtësisht e pranueshme nëse vendosni kundër ndonjë skriningu. Sidoqoftë, është e rëndësishme që të jeni të vetëdijshëm për pasojat dhe rreziqet e një vendimi të tillë.

profileprofile

Sonja Levak Hozjan - Slloveni

MD në obstetrikë dhe gjinekologji

Dëshira e çdo nëne të ardhshme është të lindë një fëmijë të shëndetshëm. Duke kryer testin NIFTY në javët e para të shtatzënisë, ajo mund të jetë 99% e sigurt se fëmija i saj nuk do të ketë sindromën Down. Testi është joinvaziv dhe nuk paraqet asnjë rrezik për abort, duke qenë se për të nevojitet vetëm një kampion i vogël i gjakut të nënës shtatzënë. Rezultatet me vlerësimin e rrezikut për sindromën Down dhe aneuploidi të tjera janë gati në më pak se 10 ditë. Testi zbulon edhe gjininë e fëmijës. "NIFTY by GenePlanet" është përfundimisht testi i ekzaminimit prenatal gjenetik më i saktë që gjendet në treg.

profileprofile

Emir Mahmutbegović - Bosnjë-Hercegovinë

MD në obstetrikë dhe gjinekologji, PhD në gjenetikë humane/mjekësore

Sa herë që rekomandoj testimin prenatal joinvaziv, pacienteve të mia u rekomandoj testin "NIFTY by GenePlanet", pasi mund të them me sinqeritet se për mua është i besueshëm. Në llojin e vet, ky është testi i kryer më shpesh, me mbi 6 000 000 kampionë të përpunuar në mbarë botën. Ai ka shkallë zbulimi më të lartë se 99% dhe raport rezultatesh të rreme pozitive prej vetëm 0,12%. Për mua kjo do të thotë që më pak paciente të miat duhet t'i nënshtrohen procedurave të panevojshme diagnostikuese invazive.

profileprofile

Maja Milanović-Đorđević - Kroaci

MD në obstetrikë dhe gjinekologji

Ne jemi krenarë që klinika jonë ofron teste dhe shërbime shëndetësore të cilësisë më të lartë për të gjitha pacientet tona. Në vitet e fundit, testet NIFTY janë kthyer në një mjet të paçmueshëm diagnostikues, duke na mundësuar zbulimin e anomalive kromozomike fetale me një siguri të paimagjinueshme më parë. Rrjedhimisht, një numër i madh pacientesh shmangin nevojën për teste invazive dhe foshnjat e lindura me gjendje të caktuara mund të marrin trajtimin dhe kujdesin e duhur që në lindje. Duke dashur të ofrojmë një përgjigje të besueshme, të saktë dhe të përballueshme financiarisht për shqetësimin e prindërve për mirëqenien e fëmijës së tyre, ne ua rekomandojmë testin "NIFTY by GenePlanet" të gjitha pacienteve tona shtatzëna si një nga testet më të mira prenatale joinvazive që gjenden në treg.

profileprofile

Predrag Đorđević - Kroaci

MD në obstetrikë dhe gjinekologji

Meraku për shëndetin e foshnjës suaj është një nga shqetësimet më të mëdha që përjetojnë gratë shtatzëna gjatë gjithë shtatzënisë. Opsioni i marrjes së këtij informacioni shpejt dhe në mënyrë të besueshme e të sigurt është shumë i vlerësuar nga pacientet. Dhe ky është tipari dallues i testeve NIFTY. Si një prej testeve më të besueshëm edhe me prezencë më të gjatë në treg, "NIFTY by GenePlanet" është zakonisht testi NIFTY më i kërkuar në klinikën tonë. Ne ua rekomandojmë atë të gjitha pacienteve, pavarësisht historikut familjar apo testeve të kryera më parë. Për shkak të rezultateve, të paraqitura në mënyrë të kuptueshme dhe qetësuese, dhe të një game të gjerë të gjendjeve të testuara, pacientet tona vazhdojnë ta konsiderojnë "NIFTY by GenePlanet" si një prej testeve më të mira prenatale joinvazive.

Na ndiqni në

© 2020 GenePlanet Të gjitha të drejtat të rezervuara

Pagesë e sigurt