Çfarë mendimi kanë nënat dhe mjekët për testin "NIPT by GenePlanet"?
Elona Bakiu
31 vjeçe
Pas testit pozitiv të shtatzënisë, më lindën një sërë mendimesh, emocionesh, dilemash. Për të mos mjaftuar këto dilema, ishte pikërisht Covidi qershia mbi tortë, i cili më ‘pushtoi’ në muajin e dytë të shtatzënisë, ku me temperaturë, dhimbje kockash dhe me një kollë të tmerrshme më bëri të ndihem kaq e pafuqishme duke menduar më të keqen. Me pasigurinë dhe frikën e madhe mos Covidi dhe gjendja ime shëndetsore kishin ndikuar në keqformimin e bebit, vendosa të bej testin NIPT dhe prisja me padurim rezultatet e tij! Bebi ishte mirë, asnjë problem gjenetik, asnjë keqformim nga Covidi, asnjë keqformim organesh e asnjë rrezik për sindroma të ndryshme! Nuk di të kem përjetuar lumturi më të madhe!
Freskida Miloti
35 vjeçe
Unë zgjodha testin NIPT që të shijoj shtatzëninë time dhe të mos ndjeja asnjë pasiguri. Bebushi im është I shëndetshëm dhe ne nuk mund të jemi më të lumtur. Njihuni me testin NIPT nga GenePlanet - testi jo-invaziv prenatal lider në botë që zbulon anomalitë gjenetike të tilla si sindroma Down! Është 100% i sigurt, i thjeshtë dhe i disponueshëm për çdo grua që nga java e 10-të e shtatzënisë. NIPT nga GenePlanet - për çdo nënë të ardhme!
Mirela
37 vjeçe
Unë vendosa të kryeja testin NIPT pasi rezultatet e translucencës nukale nuk dolën aq mirë sa prisja dhe doja ta shijoja shtatzëninë time pa shqetësime. Procesi i testit "NIPT by GenePlanet" është shumë i thjeshtë. Mjekët ju marrin kampionin e gjakut dhe rezultatet i merrni pas 6–10 ditësh. Isha e lumtur, e kënaqur dhe mbi të gjitha e qetë pasi mësova se fëmija im nuk do të kishte defekte gjenetike. Testi më tregoi gjithashtu me 98% saktësi se do të bëhem me një vajzë të vogël. Ua rekomandoj shumë testin NIPT të gjithë personave që kanë dyshime dhe sidomos atyre që duan të sigurohen nëpërmjet rezultateve. Kryerja e këtij testi është sigurisht vendimi i duhur.
Anisa
37 vjeçe
Vendosa ta bëj testin NIPT në radhë të parë sepse isha mbi 35 vjeçe gjatë shtatzënisë, gjë që më shtyu të sigurohesha për shëndetin e fëmijës tim dhe të shmangia shqetësimet që mund të më lindnin. Fakti që "NIPT by GenePlanet" është një procedurë e parrezikshme dhe joinvazive më qetësoi. Gjithashtu, rezultatet ishin gati brenda një kohe shumë të shkurtër. Para testit kisha një parandjenjë të mirë dhe, pasi mora rezultatet, më dolën lot gëzimi. Në rast të një shtatzënie tjetër, do ta ribëja testin.
Sara
30 vjeçe
Duke u nisur nga përvoja, vendosa që të bëja edhe testin NIPT, edhe atë të translucencës nukale. Kam punuar për një kompani që ofronte shërbime të ngjashme, prandaj e dija që doja ta bëja testin. NIPT është një test prenatal joinvaziv, që nënkupton se nuk cenon trupin tuaj dhe nuk ndikon te shtatzënia juaj. Ndryshimi ndërmjet translucencës nukale është që NIPT tregon me saktësi të gjitha anomalitë e mundshme kromozomike. Përveç sindromës Down, ai tregon gjithashtu sindromën Edwards, Patau dhe trizomi të tjera, të gjitha bazuar një kampion gjaku. Meqë translucenca nukale nuk e tregoi gjininë, vendosa ta zbuloja atë me testin NIPT. Një javë pas marrjes së kampionit të gjakut, infermierja më telefonoi dhe më tha se rezultatet janë normale dhe se nuk kishin zbuluar asnjë anomali kromozomike. NIPT-n do t'ua rekomandoja të gjitha nënave të ardhshme.
Ina
35 vjeçe
Vendosa ta bëja testin NIPT menjëherë pasi mbeta shtatzënë, pasi translucenca nukale nuk ishte mjaftueshëm e besueshme. Para nëntë vitesh nuk isha kaq e mirinformuar lidhur me komplikacionet e mundshme dhe anomalitë kromozomike të fetusit, kurse sot po. Ndihem e lumtur dhe, ç'është më e rëndësishmja, e qetë pas marrjes së rezultateve të testit NIPT, dhe tani mund ta shijoj shtatzëninë time pa shqetësime. Kur mendoj se sa shumë shpenzojmë për karrocën dhe sendet e fëmijës, si dhe për vetë kujdesin për fëmijën, nuk pendohem aspak që shpenzova para për një test që konfirmon shëndetin e fëmijës tim.
Kontaktoni me ekipin tonë për t'u bërë ambasador i "NIPT by GenePlanet".